LAJMI I FUNDIT:

Përplasen dy vetura në Tiranë, e pësojnë me jetë dy këmbësorë

Përplasen dy vetura në Tiranë, e pësojnë me jetë dy këmbësorë

Një aksident tragjik raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë goditur dy këmbësorë.


Raportohet se dy këmbësorët kanë ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë dalë forcat e policisë.

Informacioni paraprak nga policia

Rreth orës 15:15 në rrugën “Xhanfize Keko” automjeti me drejtues E. L, është përplasur me automjetin me drejtues E. M.

Si pasojë e përplasjes janë përfshirë në aksident edhe dy këmbësorë, të cilët kanë ndërruar jetë në vendngjarje.

Dy drejtuesit e automjeteve E. L dhe E. M janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e dy shtetasve që ndërruan jete.