LAJMI I FUNDIT:

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Përplasen dy trena në Indi, raportohet për shumë viktima

Mes 30 dhe 50 persona raportohen të vdekur pasi dy trena u përplasën në shtetin lindor të Indisë, Odisha.

Rreth 179 njerëz u shtruan në spital pas aksidentit të së premtes në distriktin Balasore, sipas Pradeep Jena, nëpunës i lartë civil i Odisha.


“Afro 50 autoambulanca janë dërguar në vendngjarje, por të lënduarit ka më shumë. Një numër i madh i autobusëve po mobilizohen për t’i dërguar të lënduarit në spital”, shkroi Jena në Twitter.

Kryeministri indian, Narendra Modi ka shprehur shqetësimin me incidentin dhe mendimet e tij janë me familjet e viktimave.

“I shqetësuar me aksidentin e trenit në Odisha. Në këtë orë pikëllimi, mendimet e mia janë me familjet e viktimave. Të plagosurit të shërohen shpejt”, shkroi ai në Twitter.

Ai më tutje deklaroi se operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në vendin e aksidentit dhe po jepet e gjithë ndihma e mundshme për të prekurit.

Coromandel Express, i cili udhëtonte nga Kalkuta drejt Chennait në Indinë jugore, doli nga shinat e trenit. /Telegrafi/