LAJMI I FUNDIT:

Përmes aktivizmit partiak deri te punësimi në Maqedoni (Video)

Përmes aktivizmit partiak deri te punësimi në Maqedoni (Video)

67% e të anketuarve konsiderojnë se deri te punësimi arrihet përmes përkatësisë partiake, ndërkaq thujase gjysma e qytetarëve në vend pranojnë aktivitete partiake për të fituar një vend pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto shifra dalin nga hulumtimi i prezantuar nga Instituti për Demokraci, të cilët porositin se këto procese janë rezultate shqetësuese të krizës politike, që sipas tyre e ka rënduar luftën kundër korrupsionit.


Misha Popoviq nga ky institut flet pë 24Vesti dhe thotë se Kuvendi nuk mundet të sjell vendime, e as të zgjedhë qeveri që do të ishte bartëse e vullnetit, respektivisht të një zgjidhje të luftës kundër korrupsionit.

Statistikat tregojnë se Komisioni për Antikorrupsion ka arritur që të kthej 1 milionë e 600 mijë euro në arkën shtetërore. Qytetarët nuk kanë besim në institucione prandaj edhe nuk i paraqesin rastet e ryshfetit dhe korrupsionit. Kështu vlerësojnë ekspertët./Telegrafi/