LAJMI I FUNDIT:

Përparim Rama dhe Erion Veliaj, bëjnë hapjen e Prishtina Gastronomy Festival

Nën tingujt e këngës së këngëtares së mirënjohur Merita Haliti u bë hapja e “Prishtina Gastronomy Festival”. Festival ky që për 11 ditë do t’i bëjë bashkë kuzhinierët nga Kosova dhe Shqipëria, për të përgatitur ushqim tradicional nga krahinat e ndryshme të qyteteve të këtyre dy vendeve.

Organizatori i këtij fëstivali Astrit Panxha, në një prononcim për Telegrafin tha se festivali i parë i llojit të njëjte, ishte mbjatur në vitin 2019, në vetëm tri ditë  për t’u rikthyer fuqishëm pas dy vitesh pandemi këtë vit, në plotë 11 ditë.


“Festivali i gastronomisë për herë të parë u mbajtë në vitin 2019, e që në atë kohë ka zgjatur vetëm tre ditë sepse ishte testi i parë. Njerëzve iu ka pëlqyer kjo dhe pas dy vitesh që kur na e ndërpreu pandemia, këtë vit kemi vendosur ta risjellim këtë festival dhe është më gjatë. Kjo për shkak se ka kosto të madhe të investimit në këtë infrastrukturë vetëm për tri ditë”, tha ai.

Panxha tutje shtoi se interesimi për të marrë pjesë në festival, është i madh.

“Për gjatë këtyre ditëve ne kemi sjellur Tiranën në Prishtinë, Vlorën, Strugën, Korçën dhe shumë qytete të tjera ku do të sjellin ushqime tradicionale. Por edhe Prishtina do të ju ofrojë rokun e vet që do të jetë një atmosferë shumë e mirë. Ka interesim të madh ky festival dhe i modeluar sikurse festivalet tjera nëpër botë”, theksoi ai.

Në këtë hapje ishte prezent edhe kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ku pas vallëzimit të valles shqiptare me ansamblin nga Tirana.

Në fjalën e tij të rastit tha se aromë dhe shije këtë festivali më shumë do t’i japin ushqimet dhe tradita shqiptare që do të tubohet në sheshin “Adem Jashari”, në Prishtinë.

“Ushqime e pije, traditë dhe lojë por jo vetëm, por edhe muzikë e mirëfillt shqiptare dhe shumëçka tjetër ia japin sivjet shijen, aromën dhe tingujt festivalit të gastronomisë këtu në sheshin ‘Adem Jashari të Prishtinës’, përveç kuzhinierëve me nam nga Prishtina, vjen Tirana me ushqimet e Shqipërisë së Mesme, vjen Struga më shqiptarët e Maqedonisë së Veriut si dhe Arbreshët që ndër shëekuj vahzdojnë ta ruajnë traditën shqiptare”, u shpreh Rama.

I privilegjuar që ushqimet tiranase do të përgatiten në këtë festival u ndje edhe kryetari i Tiranës Erion Veliaj.

“Ndihem i privilegjuar që Tirana po e hap këtë festival fantastik të gastronomisë. Unë mendoj që ky më shumë është një aktivitet për të mbushur zemren për të mbushë shpirtin tonë. Unë besoj se ushqimi i shpirtit dhe zemrës është shumë herë më i rëndësishëm sesa ai i stomakut”, tha ai.

Bradha Smajli koordinatoria e “Prishtina Gastronomy Festival”, tha se festivali ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare.

“Ky festival ka për qëllim promovimin e gastronomisë shqiptare dhe gjithashtu promovimin e traditës shqiptare kudo. Qëllimi i festivalit po ashtu është që të mbledhë edhe kuzhinierë nga troje të ndryshme shqiptare, duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe do të kemi kuzhinier ndërkombëtarë”, tha ajo për Telegrafin.

Për plotë 11 ditë ushqim, muzikë, argëtim. Për të gjitha gjeneratat, për të gjitha grupet, për gjithë shoqërinë, kolegët e familjen, do të ketë në Prishtinë Gastronomy Festival, ku përgjatë netëve do të përformojnë këngëtarë si Aurela Gaçe, Ramadan Krasniqi Dani, grupi Minatorët, Fisnikët e të tjerë.

Ndërsa gjatë ditës do të ketë edhe klasa të ndryshme gatimi, ku nga kuzhinierët më të njohur do të keni rastin të mësoni gatime speciale. Për fëmijët është rezervuar këndi i lojërave, e për të gjitha gjeneratat argëtimi në “Prishtina Gastronomy Festival” është i garantuar./Telegrafi/