LAJMI I FUNDIT:

Përpara politikës Zelensky ishte komedian, por a e dini se me çfarë janë marrë liderët e tjerë botërorë?

Përpara politikës Zelensky ishte komedian, por a e dini se me çfarë janë marrë liderët e tjerë botërorë?

Opinioni në shkurt të vitit të kaluar u befasua kur mësoi se udhëheqësi i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ishte një komedian dhe aktor, para funksionit të tij si president.

Por shumë politikanë kishin profesione interesante përpara se të bëheshin udhëheqës të vendeve të tyre, transmeton Telegrafi.


Në profilin World of Statistics në X është publikuar lista e “World leader were once”, ku kanë zbuluar se çfarë kanë punuar liderët botërorë në rininë e tyre.

Shumë njerëz e dinë se Volodymyr Zelensky njihet edhe si komedian në Ukrainë, por nuk është hera e parë që presidenti i një vendi është komedian. Gjegjësisht, Jimmy Morales, presidenti i Guatemalës nga viti 2016 deri në vitin 2020, ishte gjithashtu një komedian.

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boiko Borisov, mban rripin e zi në karate dhe ka punuar edhe si truprojë. Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili punonte si pjesëtarë sigurimi në një klub nate, presidenti i Gambisë, Adam Barrow, gjithashtu punonte si roje sigurie dhe Papa Françesku.

Disa nga punët e para të presidentëve amerikanë mund t’ju habisin. Donald Trump mblodhi shishe, Barack Obama shiste akullore dhe Joe Biden ishte një punëtor mirëmbajtjeje.

Presidenti rus Vladimir Putin kishte një karrierë si agjent sekret në KGB dhe është interesant fakti se presidenti turk Recep Tayyip Erdogan shiste limonadë dhe gjevrek para studimeve. Kolegu i tij rus Dmitry Medvedev punonte si pastrues rruge.

Në listë ishin edhe politikanë nga rajoni, ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, për të cilin thuhej se ishte kompozitor. Megjithatë, Josipoviq mund të mburret edhe si avokat. Kryeministri shqiptar Edi Rama njihet për talentin e tij në pikturë.

Kryeministri pakistanez Imran Khan ishte një lojtar kriketi dhe Johanna Sigurdardottir, ish-kryeministre e Islandës, punonte si stjuardesë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori