LAJMI I FUNDIT:

“Përndjekja e këtij pushteti po vazhdon”, Molliqaj njofton se policia e ka arrestuar Frashër Krasniqin

“Përndjekja e këtij pushteti po vazhdon”, Molliqaj njofton se policia e ka arrestuar Frashër Krasniqin

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka njoftuar të premten se është arrestuar aktivisti i kësaj partie, Frashër Krasniqi.

Molliqaj ka thënë se Krasniqi është arrestuar në kufirin Kosovë-Shqipëri, teksa ka shtuar se “përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot”


“Policia e ka arrestuar para pak çastesh edhe aktivistin tjetër Frashër Krasniqi, në kufirin Kosovë – Shqipëri. Sikurse dje, me aktivistët Donjeta Demolli dhe Gëzon Kastrati, përndjekja e këtij pushteti vazhdon edhe sot me rastin e Frashër Krasniqit”, ka shkruar kreu i PSD-së në Facebook.

Ai tutje ka thënë se për PSD-në Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë është i papranueshëm.

“Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen. Këto metoda autoritare të frikësimit, nuk na ndalin. Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet. Ne nuk do të ndalemi asnjëherë”.

Në fund, Molliqaj ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Frashër Krasniqit. /Telegrafi/