Përkundër dështimit të votimit në seancën e së premtes, miratimi në Kuvend i plotësim-ndryshimit të Ligjit për financimin e partive politike po vlerësohet se do t’i bëjë më llogaridhënëse dhe transparente subjektet politike në vend.
Përmes fuqizimit të zyrës për kontrollin e financave të partive, konsiderohet se qytetarët dhe shoqëria civile do të dinë më mirë si shpenzohen 4.2 milionë euro të taksapaguesve që shkojnë për financim çdo vit tek partitë. Në draftin e ri, me ndryshimet e bëra nga Komisioni i Venecias është larguar edhe mundësia për financim nga shteti të grupeve parlamentare që formohen në rast që ndahen nga partitë politike.
Sponzorizuesi i këtij projektligji, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj u shpreh se qëllimi kryesor i tij është kontrolli financiar i subjekteve politike, auditimi i raporteve financiare të tyre dhe publikimi i të njëjtave në mënyrë që të dihet si menxhohet paraja publike.
“Ky projektligj ndër të tjera parasheh dispozita ligjore me theks të veçantë të kontrollit financiar të subjekteve politike, auditimit të raporteve financiare të subjekteve politike dhe publikimit të këtyre raporteve. Gjithë kjo parashihet të bëhet me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies të subjekteve politike në menaxhimin dhe shpenzimin e parasë publike, e cila shpenzohet gjatë financimit të fushatave të subjekteve politike dhe organizime të tjera të cilat realizohen para dhe gjatë zgjedhjeve në Republikën e Kosovës”, ka theksuar Selmanaj në seancen e djeshme të Kuvendit.
Përkrahje këtij projektligji për KP i dha edhe deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi.
“Në parim Lëvizja Vetëvendosje është që të ketë një Ligj që rregullon çështjen e financimit të subjekteve politike. Meqenëse ne konsiderojmë që shumë parti nuk kanë qenë konfrom parimeve të transparencës ashtu siç edhe obligohen. Ka shumë raste që nuk kanë qenë të rregulluara për shkak të mungesës së dispozitave shumë të qarta në lidhje me financat dhe publikimet e tyre…ajo çka kemi pas problem esencial në projektligjin që është hartu në mandatin e kaluar ka qenë pikë aty është paraparë mundësia të mos mbështetet financiarisht partitë politike, por edhe grupet parlamentare që eventualisht mund të krijohen eventualisht në Kuvend. Ne e dina që çështja e grupeve parlamentare është një proces dinamik, pasi shumë lehtë mund të krijohet dhe shumë lehtë mund të shpërbëhen në Kuvendin e Kosovës. Kjo ndikon në ç’rregullimin e të raporteve të partive politike aty dhe krijon një jo stabilitet konfrom rezultatit që marrin partitë politike”, thotë ai.
Ndërkaq, hulumtuesi në KDI, Florent Spahija shpreson që në draftin e ri që është në Kuvend deputetët do ta plotësojnë për të ngritur edhe më shumë nivelin e transparencës dhe llogaridhënies së partive politike në çështjet e financimit.
“Forma si është shkuar ligji nga qeveria është formë të cilën shoqëria civile e ka përkrahë. Në anën tjetër kërkojmë nga Kuvendi të ngritë nivelin hala më lartë në kuptim të transparencës dhe llogaridhënës së subjekteve politike. Ne duhet me ditë si publik që subjektet tona politike shpenzojnë 4.2 milionë euro të taksapaguesve brenda një viti. Është e rëndësishme me ditë se si i shpenzojnë ato pare, ku harxhohen dhe a kanë të hyra tjera. Kjo është mëse e rëndësishme. Me këtë draftin e ri që është në Kuvend në lexim të parë konsideroj që ngritët një lloj transparence, e dyta fuqizohen zyra për kontroll të financave të subjekteve politike. Tjetra i bënë partitë politike më të përgjegjshme karshi financave të tyre dhe si i shpenzojnë paranë publike…Në draftin aktual nuk është një gjë e tillë meqë drafti aktual që ka shkuar në Kuvend është ai që e ka miratuar komisioni i Venecias dhe nuk është ndryshuar asgjë nga qeveria”, thotë ai.
Por më pesimist për zbatimin në praktik të këtij projektligji është drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.
“Partitë politike, po thuajse pa dallim vijnë me ide dhe iniciativa ligjore. Në këtë rast edhe lidhur me Projektligjin për Plotësim-Ndryshimin e Ligjit për Parti Politike. Fatkeqësia është se diçka deklarojnë në publik dhe gjithmonë diçka tjetër e miratojnë me ligje përkatëse. Por edhe kur miratojnë ligje që janë në harmoni me praktikat, standardet ndërkombëtare ligjet nuk gjejnë zbatim”, thotë ai.
Në mungesë të kourumit në procesin e votimit deputetët dje dështuan të miratojnë plotësim-ndryshimin e Ligjit për financimin e partive politike.
Ndërsa, një projektligj i tillë është tentuar të kaloi edhe gjatë qeverisë Haradinaj, por për shkak të disa mospajtimeve me mënyrën e financimit dhe ndarjes së fondit të demokratizimit për partitë ka hasur në kundërshtim nga opozita e atëhershme dhe shoqëria civile.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demiri: Nuk është e ligjshme që Klinika të mos jetë e siguruar, menaxhmenti duhet të marrë përgjegjësi për këtë
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Ai ka bërë një sërë deklaratash pos traumatike
Nis gjykimi ndaj Ramiz Merkos për blerjen e veturës luksoze, anulohet seanca e parë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Plagoset një person në Dragash
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre