LAJMI I FUNDIT:

Përmes mesazheve në telefon, KESCO iu kërkon qytetarëve ta kursejnë rrymën

Përmes mesazheve në telefon, KESCO iu kërkon qytetarëve ta kursejnë rrymën

Kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) po kërkon nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike.

KESCO këtë po e bënë përmes mesazheve që po ua dërgon qytetarëve.


“APEL PER KURSIM. Kriza energjetike globale po afekton edhe Kosovën. Për një dimër më të lehtë, filloni ta kurseni energjinë elektrike”, thuhet në mesazhin e KESCO.

Ndërsa, sot gjatë ditës, Kompania kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS) ka kërkuar ndihmë nga të gjithë për t’u përballur me krizën energjetike, në të cilën thotë se Kosova është futur tash e një muaj, pasi sipas KEDS-it financat janë shterur deri në fund.