LAJMI I FUNDIT:

Përmes këtyre imazheve të rralla shfaqet jeta brenda Koresë së Veriut (Foto)

Përmes këtyre imazheve të rralla shfaqet jeta brenda Koresë së Veriut (Foto)

Gazetari suedez Thomas Eriksson, është paraqitur si student dhe ka shëtitur nëpër Kore të Veriut, si pjesë e një vizite mësimore.

Mirëpo, ai ka bërë edhe një seri fotografish, që tregon se si jetojnë njerëzit brenda këtij shteti të izoluar, transmeton Telegrafi.


Megjithëse nën diktaturë të rëndë, banorët shkojnë që të zhyten në pishinë, prenë flokët nëpër sallone, si dhe blejnë ushqim në dyqane të vogla.

Në distriktin Chollima, janë parë disa njerëz që ngasin biçikleta dhe nxitojnë për të kryer obligimet e përditshme.

Në disa fotografi të bëra fshehtas, shihet edhe hoteli gjigant që ndodhet në Penian, i cili së shpejti pritet të vihet në funksion.

Më poshtë mund të shihni se si duket një ditë e zakonshme, në këtë vend ku banorët janë të ndaluar të largohen, kurse vizitorët kontrollohen deri në detaje. /Telegrafi/