LAJMI I FUNDIT:

Përmbytje dhe dëme tjera materiale nga reshjet intensive në rajonin e Pollogut

Përmbytje dhe dëme tjera materiale nga reshjet intensive në rajonin e Pollogut

Mur i rrënuar mbi çatinë e një shtëpie, shumë bodrume të përmbytura të shtëpive dhe ndërtesave dhe shumë derdhje të rrjedhave lumore e kanë vështirësuar dhe diku e kanë ndërprerë zhvillimin normal të komunikacionit, janë pasojat e reshjeve të rrëmbyeshme që dje e përfshinë rajonin Tetovë-Gostivar, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marijan Josifovski.

Sipas të dhënave, rreth orës 20 në rrugën “Prohor Pçinski” mbi varrezat ortodokse në Tetovë si pasojë e shiut ka rrëshqitur dhe është rrëzuar një mur me lartësi prej pesë deri gjashtë metra dhe gjatësi prej 10-të metrave mbi çatinë e shtëpisë së I.I. (71).


Pas rrëzimit është shkaktuar dëm i madh material, ndërsa nuk ka pasur të lënduar, sepse njerëzit prej shtëpisë paraprakisht kanë qenë të evakuuar dhe vendosur te prindërit e tyre. Ekspertizë në vendin e ngjarjes është kryer gjatë ditës, tha Josifovski.

Rreth orës 20:30 ka dalur nga shtrati lumi Ponika te fshati Dobrosht dhe për këtë shkak komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë – Jazhinc është zhvilluar në një korsi, pasi që korsia tjetër ka qenë e bllokuar nga shtresa të tokës së rrëshqitur dhe gurë./Telegrafi/