LAJMI I FUNDIT:

Përmbyset anija në Mesdhe, raportohet për dhjetëra emigrantë të vdekur

Përmbyset anija në Mesdhe, raportohet për dhjetëra emigrantë të vdekur

Mendohet se dhjetëra emigrantë kanë vdekur pasi varkat e tyre u përmbysen në Mesdhe, jashtë brigjeve të Tunizisë.

Siç shkruan bbc, përcjell Telegrafi, të paktën 50 vetë vdiqën në incident, me 16 të mbijetuar, thotë Organizata Ndërkombëtare për Migrim e OKB-së.


Por mediat shtetërore tuniziane raportojnë se 70 emigrantë u mbytën rreth 74 kilometra larg Sfax, në jug të kryeqytetit Tunis.

Zyrtarët e Tunizisë thuhet se besojnë se anija ishte nisur nga Zuwara në Libi.

Deri tani vetëm tre trupa janë gjetur nga vendi i ngjarjes dhe marina po kërkon për të tjerët.

Udhëtarët thuhet se kanë qenë nga Afrika Sub-Sahariane.

Ndryshe, mijëra migrantë përpiqen të kalojnë çdo vit përmes Mesdheut në Evropë. Por ata shpesh udhëtojnë me anije të mirëmbajtura keq dhe të mbipopulluara, dhe shumë prej tyre kanë vdekur gjatë udhëtimit.

Vetëm në janar, një raport i OKB-së tha se gjashtë emigrantë vdiqën duke kaluar në Mesdhe çdo ditë gjatë vitit 2018. /Telegrafi/