LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhje e zhvillimeve të sotme në Kuvend, ku Thaçi dha betimin për president! (Video)

Përmbledhje e zhvillimeve të sotme në Kuvend, ku Thaçi dha betimin për president! (Video)

Presidenti i ri, Hashim Thaçi, ka bërë betimin në Kuvendin e Kosovës. Ai do ta pasojë në postin e shefit të shtetit, Atifete Jahjagën.

Në këtë ceremoni, presidenti i ri tha se sipas Kushtetutës, do të angazhohet me gjithë fuqinë për ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial, raporton KTV.


Sapo përfundoi himni e fjalën e mori si president i ri, nga jashtë u hodhën gurë të cilët thyen xhamin e sallës plenare.

Por, fjalën e vazhdoi, duke thënë se do të jetë garant i respektimit të kushtetutës e ligjeve, faktor unifikues politik e qytetar. Ai ka falënderuar ish-presidenten, Atifete Jahjaga, për punën që ka bërë në krye të shtetit për 5 vjet.

Njeriu që udhëhoqi Qeverinë për dy mandate, tash si president tha se pret reforma në arsim e shëndetësi, zhvillim ekonomik, tha se qytetarët meritojnë jetë të qetë e të kenë vende pune dhe mirëqenie të standardeve evropiane.

Pret që shpejtë të përfundojë procesi i shndërrimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, e po pret që shpejt edhe qytetarët të lëvizin pa viza në Evropë, përcjell koha.net. I pari i shtetit ka thënë se është krenar për të kaluarën, e nuk ka harruar që meritat t’ia atribuojë ish-presidentit Rugova e komandantit legjendar Adem Jashari.