LAJMI I FUNDIT:

Përmbledhja mahnitëse e performancës së Mbappes ndaj Bayernit tregon se francezi është talenti më i madh në botë

Përmbledhja mahnitëse e performancës së Mbappes ndaj Bayernit tregon se francezi është talenti më i madh në botë

Pikat kryesore nga paraqitja individuale e Kylian Mbappe kundër Bayern Munich ia vlejnë të shikohen disa herë dhe tregojnë se ai është një talent i gjeneratës.

Mbappe luajti edhe një herë rolin kryesor për Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve pasi ata fituan 3-2 në Allianz Arena.


Ai shënoi dy gola mahnitës dhe ishte një kërcënim i vazhdueshëm për Bavarezët, duke torturuar mbrojtjen e Bayernit gjithë natën me shpejtësinë dhe mashtrimet e tij.

Mbappe pas triumfit ndaj Bayernit: I dua këto lloj ndeshjesh, nuk jam këtu për t'u fshehur
Lexo po ashtu Mbappe pas triumfit ndaj Bayernit: I dua këto lloj ndeshjesh, nuk jam këtu për t'u fshehur

22-vjeçari jo vetëm që tregoi finalizimin e tij vdekjeprurës, por edhe zhvillimin e tij të shkëlqyeshëm ndërsa ai bashkëvepronte me shokët e tij të skuadrës.

Fenomeni francez tregoi se është talenti më i madh i gjeneratës dhe një video që po qarkullon në rrjetet sociale e fakton këtë.

Vetëm Erling Haaland ka shënuar më shumë gola se Mbappe në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Fituesi i Kupës së Botës tani ka më shumë gola në fazën e nokautit në Ligën e Kampionëve sesa legjenda franceze e Arsenalit, Thierry Henry. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim për arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Xhudo
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Sky Sports

Sky Sports "zbulon" rezultatet e xhiros së ardhshme në Ligën Premier - Liverpooli dhe Arsenali dështojnë sërish

Premier League
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare
Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Refuzoi të luante për klubin, Werder Bremen i jep dënim shembullor mesfushorit Naby Keita

Bundesliga
Kalo në kategori