LAJMI I FUNDIT:

Përmbaruesi Kërçagu ushtron padi kundër Ministrisë së Drejtësisë lidhur me vendimin për suspendimin e tij

Përmbaruesi Kërçagu ushtron padi kundër Ministrisë së Drejtësisë lidhur me vendimin për suspendimin e tij
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Përmbaruesi Irfan Kërçagu ka ushtruar padi kundër Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar që të anulohet vendimi i 19 majit 2023, me të cilin vendim Kërçagu është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat.

Përmes kësaj padie të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi” nga burimet brenda gjykatës, përmbaruesi Kërçagu ka kërkuar nga gjykata që të aprovohet kërkesëpadia e tij dhe të anulohet vendimi i të paditurës Ministrisë së Drejtësisë.

Gjithashtu kësaj padie i është bashkangjitur kërkesa për shtyrje të ekzekutimit të vendimit, duke kërkuar që të aprovohet propozimi për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Ministrisë të Drejtësisë deri në vendimin definitiv gjyqësor sipas padisë.

Paditësi Kërçagu ka theksuar se me të njëjtën kërkese ishin plotësuar të tri kushtet e përcaktuara me Ligjin për Konfliktet Administrative.

Sipas padisë së ushtruar më 23 maj 2023, thuhet se pretendimet e iniciuesve të procedurës disiplinore ishin se përmbaruesi Kërçagu, lidhur me lëndët përmbarimore P.nr. 340/2022 deri P.nr. 512/2022, nuk ka respektuar një udhëzues të caktuar të Gjykatës Supreme.

Sipas padisë pretendimet e raportit ishin të pabazuara pasi që Ligji për Procedurën Përmbarimore përcakton qartë se një përmbarues privat mund të merret në përgjegjësi disiplinore vetëm po qe se me veprimet e tij shkel ligjin, nuk i plotëson detyrimet e parapara me akte të Odës së Përmbaruesve, apo shkel prestigjin e profesionit.

Tutje, sipas padisë thuhet se pushteti diskrecionar i Ministres se Drejtësisë për të suspenduar përmbaruesit privatë në kontekst të procedurave të iniciuara disiplinore përcaktohet në Ligjin për Procedurën Përmbarimore, por që ushtrimi i këtij diskrecioni nuk mund të jetë arbitrar dhe i pakufizuar.

Sipas padisë, arsyetimi i vendimit të kontestuar parasheh thjeshtë se suspendimi bëhet me qëllim që procedura disiplinore të zhvillohet e pa penguar por në rastin konkret, sipas paditësit suspendimi i paditësit ka shkaktuar pasoja të mëdha për të personalisht, por edhe për kreditorët e debitorët të cilat ai i kishte në procedim.

Po ashtu thuhet se nuk ka kurrfarë baze apo fakti që mbështet pretendimin se përmbaruesi Kërçagu do të mund të pengonte në ndonjë mënyrë procedurën disiplinore të iniciuar ndaj tij, e që do të mund të rezultonte nga funksioni i tij si përmbarues.

Ndërkaq thuhet edhe se Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka publikuar në profilin e saj zyrtar në ‘Facebook’ njoftimin për vendimin e marrë për suspendimin e paditësit ku dhe sipas paditësit Ministrja kishte lënë që të nënkuptohet se vendimi ishte i ngjyrosur me anshmëri të theksuar dhe qasje paragjykuese.

Tutje sipas të njëjtës padi vendimi i kontestuar duhet anuluar për shkak se i mungojnë elementet e detyrueshme të cilat duhet t’i ketë secili akt administrativ dhe se i njëjti dështon të shpjegoj se si suspendimi i përmbaruesit do ishte proporcional dhe i arsyeshëm për të pamundësuar pengimin e procedurës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori