Përlotet Ledjona Xheladinaj, flet për herë të parë pas aksidentit të rëndë

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Ledjona Xheladinaj, ka rrëfyer për herë të parë detaje nga aksidenti me motor dhjetorin e shkuar.
E ftuar në ‘Ftesë në 5’ me Bieta Sulon, gazetarja tha se po udhëtonte për punë drejt Dibrës kur ka humbur kontrollin.
Pasi ka qëndruar gjysmë ore e shtrirë, ajo kujton momentet në spital mes dhimbjeve dhe panikut.

“Pyeta doktorin nëse do të ecja më. Nuk më interesonte sa muaj do të duheshin, doja vetë të vija këmbët në tokë përsëri”, tha ajo.
E njëjta shtoi se ka kaluar një moment kur i duhej madje dhe të zvarritej për të marrë diçka në kuzhinë, por falë motrës dhe të ëmës ia doli të rikuperohej.
Megjithatë, edhe atë kohë theksoi se ka shumë aktve dhe se nuk ka qëndruar e mbyllur.
Ledjona për publikun u bë më e njohur me pjesëmarrjen në edicionin e tretë të BBVA, ku atë vit fituese u shpall Egla Ceno. /Telegrafi/
- YouTube www.youtube.com
























































