LAJMI I FUNDIT:

Përleshje me thikë te Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë – lëndohen dy persona

Përleshje me thikë te Gjimnazi “Hajdar Dushi” në Gjakovë – lëndohen dy persona

Disa qytetarë kanë përleshur me thika në afërsi të Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30.


Zëdhënësit të Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj, ka bërë të ditur se nga përleshja janë lënduar dy persona.

“Në ora 11:00 ka ndodhur rasti dhe janë lënduar dy persona. Njëri është transferuar në Spitalin Rajonal “Isa Grezda” dhe tjetri në ambulancën e qytetit për tretman mjekësor dhe Policia me të marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes”, ka deklaruar Xhurkaj.

Tutje shtoi se të dyshuar në këtë rast janë tre persona, ndërsa një është arrestuar.

Xhurkaj tha se lidhur me rastin janë duke u zhvilluar hetimet./Telegrafi/