LAJMI I FUNDIT:

Përleshje në mes disa personash në Prishtinë, një i lënduar

Përleshje në mes disa personash në Prishtinë, një i lënduar

Një përleshje në mes disa personash ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i lënduar.

Sipas informatave të para që posedon Policia e Kosovës, bëhet fjalë për një përleshje në mes disa personave e cila ka ndodhur afër një shkolle të mesme të kryeqytetit.


Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, i ka thënë KosovaPressit, se policia është njoftuar se bëhet fjalë për një përleshje, pa dhënë detaje të tjera.

“Ka ndodhur një përleshje në mes disa personave. Ende nuk dihet se si ka ndodhur, pasi që policia është duke u marrë me hetimet. Një person është lënduar dhe është dërguar në QKUK”, tha Ahmeti.