LAJMI I FUNDIT:

Përleshje mes dy të rinjve në Prizren, policia konfiskon një armë AK-47

Përleshje mes dy të rinjve në Prizren, policia konfiskon një armë AK-47

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 00:49, është njoftuar se një person ndodhej në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohej se është therur me thikë nga një person i panjohur.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar me inicialet V.Z., 21-vjeçar.


“Të gjitha njësitë relevante policore duke përfshirë, patrullën, hetuesit dhe njësinë e Forenzikës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pas një  pune intensive operative – hetimore kanë arritur të  identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, V.Z (2001)”, thuhet në komunikatën për media.

Të njëjtit policia bën të ditur se fillimisht  i është dhënë ndihma mjekësore për shkak të lëndimeve që kishte në dorë, e më pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Në vendngjarje thuhet se është gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 dhe një gëzhojë.

“Bazuar në hetimet e deritanishme dyshohet se  rasti ka ndodhur për shkak të  një ngatërrese të mëhershme, ku dyshohet se ka filluar si konflikt verbal dhe më pas  ka përfunduar me përdorim të armëve. Personi i lënduar, në këtë rast i dyshuari, E.B. (2002) nuk është intervistuar ende për shkak se është në trajtim mjekësor”.

Me vendim të prokurorisë kompetente, ndaj dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Njësitë policore në Prizren janë duke  kryer kërkimet për gjetjen e armës së ftohtë (thikë) si dhe ekzaminime tjera forenzike për të siguruar prova tjera materiale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Asambleja Parlamentare voton pro anëtarësimit të Kosovës në KiE - tani çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm

Lajme
Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Vuçiq për Kosovën: Vështirë për gjithçka, situata po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar

Lajme
Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Deputeti ukrainas mbështet anëtarësimin e Kosovës më KiE, e thotë në shqip: Kosova është Evropë

Lajme
Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Deputetja turke në Asamblenë Parlamentare të KiE-së: Jam me prejardhje nga Kosova, e mbështes me zemër anëtarësimin

Lajme
Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Votimi PËR anëtarësimin e Kosovës në KiE, reagon Kurti

Lajme
Bujar Osmani:

Bujar Osmani: "Ballkani i Hapur" është iniciativë e Shqipërisë, me qëllim pajtimin në mes Kosovës dhe Serbisë

Politikë
Kalo në kategori