LAJMI I FUNDIT:

Përleshje masive në Berlin

Përleshje masive në Berlin

Më shumë se 100 policë ndërhynë për të ndarë një përleshje masive e cila raportohet të jetë organizuar nga dy yje rivalë në Youtube. Sipas policisë përleshja filloi të enjte në mbrëmje në një nga sheshet kryesore të kryeqytetit gjerman. Nëntë persona janë lënduar.

Më shumë se 400 njerëz u mblodhën pasi influencuesit e medies sociale thuhet se i kërkuan fansave të tyre të bashkohen. Më pas shpërtheu një përleshje me rreth 50 njerëz.

Policët përdorën s’prej dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën në Alexanderplatz, pasi përpjekjet me altorparlantë dështuan.

Më pas përplasjet u përhapën në një metro aty pranë, ku thuhet se u hodhën gurët e mbledhur nga linjat hekurudhore.

Dy oficerë u plagosën dhe gjashtë persona u trajtuan për irritim në sy nga gazi lotsjellës, raporton Berlin Morgenpost.

Sipas reportimeve të medias lokale, grindja ishte rezultat i një mosmarrëveshjeje midis yjeve rivale në Youtube nga Berlini dhe Shtutgarti.

Në postimet e medias sociale, vlogerat, të quajtur si “Thatsbekir” dhe “Bahar Al Aood” , të dy mohuan fajin për grindjen.

Kreu i rajonit policor Norbert Cioma i’u bëri thirrje të famshmëve në rrjetet sociale me numër të madh ndjekësish, të jenë më të përgjegjshëm.

“Ne shikojmë në skena repistësh dhe influencuesish të tjerë që ata ndonjëherë janë shumë neglizhentë për influencën e tyre.”-tha ai.

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori