LAJMI I FUNDIT:

Përleshje fizike në Kuvendin e Sarajevës

Përleshje fizike në Kuvendin e Sarajevës

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kantonit të Sarajevës të Bosnje-Hercegovinës, Haris Zahiragiq (SDA) dhe Elvis Vreto (NiP) janë përleshur fizikisht.

Siç shihet në video, Zahiragiq iu afrua kryetarit, Elvedin Okeriq (NiP) dhe e kërcënoi verbalisht.


Më pas, Vreto iu afrua në përpjekje për ta qetësuar, por Zahiragiqi me shumë agresivitet e largoi prej tij.

Vreto nuk u kundërpërgjigj agresivitetit, por konfliktit iu bashkuan përfaqësues të tjerë të shumtë në përpjekje për t’i qetësuar palët.

Më pas, Okeriqi shpalli pushim ndërsa Zahiragiq vazhdoi me ofendime të ashpra verbale ndaj Okeriqit.

“Turp të kesh plak”, ka thënë disa herë Zahiragiq.

Përfaqësuesit e tjerë të SDA-së në Kuvend arritën ta qetësojnë Zahiragiqin dhe situata iu kthye normalitetit në Kuvendin e Kantonit të Sarajevës. /Telegrafi/