LAJMI I FUNDIT:

Përleshje e bllokim, çfarë ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë

Përleshje e bllokim, çfarë ndodhi në Kuvendin e Shqipërisë

Në derën e Kuvendit të Shqipërisë deputetët e opozitës u përplasën fizikisht me punonjësit e gardës.

Për të mos lejuar futjen në seancë të deputetëve të përjashtuar nga punimet e Kuvendit, punonjësit e gardës u rreshtuan te dera kryesore. Pavarësisht vendimit për përjashtim, deputetët opozitarë tentuan të hynin me forcë dhe kjo krijoi tensione më 5 shkurt.


Pas përplasjes, dera u hap vetëm për ata deputetë të opozitës ndaj të cilëve nuk kishte një masë disiplinore. Me nisjen e seancës plenare, tensionet nuk munguan as brenda në sallë. Punonjësit e gardës u rreshtuan para foltores, pasi deputetët e opozitës u drejtuan nga zona ku ulen anëtarët e kabinetit qeveritar të Shqipërisë.

Për shkak të kësaj situate, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u detyrua ta mbyllte seancën në të cilën deputetët pritej të flisnin për problemet që kishin vërejtur gjatë takimeve me qytetarët në zonat e tyre zgjedhore.

“Ju nuk doni të flisni për hallet e qytetarëve, këtu seanca mbyllet”, tha kryeparlamentarja Nikolla.

Nëntëmbëdhjetë deputetë të opozitës janë të përjashtuar nga Komisioni i Etikës më 29 janar, për shkak të bllokimit të punimeve të Kuvendit si dhe të Komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore.

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste në pushtet, Bledi Çuçi, paralajmëroi se do të ketë sërish përjashtime për deputetët të cilët kanë shkelur Rregulloren e Kuvendit.

“Ishte shfaqje e shëmtuar. Përjashtimet do të vijojnë nëse do të kemi sërish tensione në Parlament apo në komisione. Ky teatër me kolegët e përjashtuar që futen me zor, është teatër absurd”, tha Çuçi.

Ndërsa deputeti i Partisë Demokratike në opozitë, Gazment Bardhi, tha se Garda e Republikës me urdhër të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaloi deputetët të hynin në Kuvend.

“Sot në Kuvend kishte ardhur bashkëpunëtori i Arben Ahmetajt [ish-zëvëndëskryeministri i shpallur në kërkim]. Me një urdhër të paligjshëm, deputetët e opozitës u penguan të futen në sallën e seancës plenare”, tha Bardhi.

Më pas deputetët e grupimit “Bardhi-Berisha” iu bashkuan protestës së thirrur prej tyre para ndërtesës së Kuvendit, pikërisht kundër vendimit për përjashtimin e 19 deputetëve.

Në protestë, qytetarët hodhën kapsolla dhe tymuese ndërsa kishte edhe përplasje me forcat e policisë. Pas tubimit para Kuvendit, deputetët dhe qytetarët marshuan drejt rrugës “Mustafa Matohiti” pranë banesës së Sali Berishës, i cili po mbahet në “arrest shtëpie” në lidhje me hetimet për korrupsion në rastin e privatizimit të ish-klubit sportive “Partizani”.

Ky grupim brenda Partisë Demokratike ka paralajmëruar edhe për një protestë të re më vonë gjatë shkurtit.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori