LAJMI I FUNDIT:

Përleshje dhe të shtëna me armë në Rogovë të Gjakovës, një person i lënduar

Përleshje dhe të shtëna me armë në Rogovë të Gjakovës, një person i lënduar

Policia e rajonit të Gjakovës njofton se sot në fshatin Rogovë ka pasur të shtëna me armë ku një person ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti ishte sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar, të cilët njëkohësisht kanë shtënë me armë në ajër dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.


“Policia pas marrjes së informacioneve dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre nga personat e dyshuar ndërsa një prej tyre është në arrati”, tha zëdhënësja e Policisë së rajonit të Gjakovës Lirije Beqiraj-Podrimaj, njofton KP.

Po ashtu policia ka konfiskuar edhe armën që dyshohet se është përdorur në rast. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit personat e arrestuar mbahen në ndalim policor./Telegrafi/