LAJMI I FUNDIT:

Përleshje me armë zjarri në një lokal në Veternik të Prishtinës

Përleshje me armë zjarri në një lokal në Veternik të Prishtinës

Të martën rreth orës 6 në mëngjes në Prishtinë, është inicuar një rast – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ku disa persona pas një përleshje kanë përdorur armë zjarri.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Rasti ka ndodhur në një lokal në lagjen Veterrnik, ku fillimisht pas një përleshje fizike mes disa personave, të cilët pasi kanë dalë nga lokali kanë përdorë edhe armë zjarri. Njesitet kompetente policore po merren me rastin”, ka theksuar Ahmeti. /Telegrafi/