LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Spahija

Përkujtohet ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Spahija

Sot, në emër të Kryesisë së LDK-së, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së,Ismet Beqiri bashkë me kryetarin e degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kemberi kanë bërë homazhe në 13 vjetorin e vdekjes së kryetarit të Komunës së Mitrovicës dhe anëtarit të kryesisë së LDK-së, Faruk Spahija.

Po ashtu, i bën vizitë familjes së tij.


“Ishte një intelektual, njeri i urtë, i afërt, i vendosur, pragmatik, bashkëpunëtor i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Ishte nder dhe kënaqësi të punojmë bashkë në kohë jo të lehta, në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Beqiri