LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet “Epopeja e Melenicës” në Mitrovicë, dhe Shemsi Ahmeti në 24 vjetorin e rënies së tij

Përkujtohet “Epopeja e Melenicës” në Mitrovicë, dhe Shemsi Ahmeti në 24 vjetorin e rënies së tij

Në 24 vjetorin e vrasjes nga forcat kriminale serbe, në Mitrovicë është përkujtuar heroi i Kosovës, Shemsi Ahmeti, i njohur si komandant Shemi, si dhe bashkëluftëtarët e tij që kanë rënë në të njëjtën ditë në Betejën e Melenicës, Enver Musa, Shemsi Isrefi, Faruk Beqiri, Sokol Preteni, Esat Meholli, Qazim Cimili.

Përmes një njoftimi bëhet e ditut se në këtë përvjetor, drejtorët komunal, Bahtir Maxhuni dhe Granit Tmava së bashku me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së si dhe familjarët e bashkëluftëtarë të heroit, kanë bërë homazhe pranë lapidarit të heroit Shemsi Ahmeti dhe në varrezat e dëshmorëve në Shipol ku janë vendosur buqeta me lule të freskëta.


Në njoftim të komunës thuhet se nga të pranishmit është vlerësuar lartë vepra dhe sakrifica e heroit Shemsi Ahmeti.

“Me besnikëri i shërbeu atdheut dhe ishte protagonist i pothuajse të gjitha betejave që janë zhvilluar  në Zonën Operative të Shalës, përfshirë këtu edhe Betejën e Melenicës e cila njihet si njëra ndër betejat më të lavdishme të luftës së UÇK-së, dhe paraqet kulmin e epopesë së madhe shaljane, ku plotë 46 ditë me radhë u luftua me forcat serbe”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori