LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet dëshmori Afrim Krasniqi në 20 vjetorin e rënies

Përkujtohet dëshmori Afrim Krasniqi në 20 vjetorin e rënies

Të hënën në Tërpezë të Malishevës, është mbajtur një tubim përkujtimor, kushtuar dëshmorit të kombit dhe heroit Afrim Krasniqi, komandant Drenica, i cili ka rënë heroikisht në betejën e Koshares, më 6 maj të vitit 1999.

Në këtë tubim përkujtimor, krahas familjarëve dhe qytetarëve të shumtë, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Çerkin Dukolli, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, dhe personalitete të shumta.


Në tubimin përkujtimor, në fjalët e tyre, ministri Berisha dhe kryetari Begaj, vlerësuan lart figurën e heroit të kombit dhe dëshmorit Afrim Krasniqi, si dhe kontributin e tij në Betejën e Koshares, por edhe kontributin e Malishevës, në përgjithësi, në të gjitha trevat.

Po ashtu, të dy folësit, duke ju referuar debateve të fundit për betejën e Kosharës, ju bën thirrje të gjithëve, që ti lënë anash këto debate, pasi pikërisht ajo betejë është simboli i bashkimit, ndërsa edhe amaneti i dëshmorëve të rënë në atë betejë ishte bashkimi.

Edhe Xhavit Jashari e Çerkin Dukolli, vlerësuan lartë veprën e Afrim Krasniqit, ndërsa përkujtuan edhe betimin e ushtarit dhe amanetin e dëshmorëve për bashkim.

Ndërsa Metush Kryeziu, në emër të OVL të UÇK-së, dega në Malishevës, përveç që foli për kontributin e dëshmorit dhe heroit Afrim Krasniqi, familjes ja dorëzoi edhe dekoratën e ndarë për Afrim Krasniqin.

Më pas, janë bërë nderime pranë lapidarit të dëshmorëve në Tërpezë, si dhe janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori