LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohet Abaz Thaçi në 17 vjetorin e rënies

Përkujtohet Abaz Thaçi në 17 vjetorin e rënies

Nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, u mbajt Akademi Përkujtimore në nderim të rënies heroike të Heroit Abaz Thaçi.

Në emër të Qeverisë së Kosovës ka folur zëdhënësi Arban Abrashi, i cili tha se lufta dhe rënia e Abazit për liri do të jetë gjithmonë udhërrëfyesi më i mirë për brezat e ardhshëm të vendit tonë.


“Abaz Thaçi ishte veprimtar i shquar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Bashkë me shumë veprimtarë të tjerë të çështjes kombëtare, ndër të parët u mor me përgatitjen e rezistencës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Abazi tregoi zotësi e trimëri të jashtëzakonshme në luftën për lirinë e atdheut, duke u shndërruar në një model të luftëtarit e të prijësit të suksesshëm”, tha Abrashi.

Ministri Abrashi, tha po ashtu se Kosova e pavarur, shtet sovran dhe demokratik, ka qenë ëndrra dhe ideali i të gjithë atyre që punuan dhe u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”, citohet Abrashi nëpërmjet një komunikate për media nga zyra e kryeministrit Isa Mustafa.

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Fadil Nura, shprehu respektin për figurën e ndritur të Kosovës, dëshmorin e kombit Abaz Thaçi dhe familjen e tij.

“Të kujtosh Abazin është të kujtosh një personalitet të devotshëm, kurajoz dhe shembull i mençurisë dhe guximit të kombinuar natyrshëm. Abaz Thaçi, ky burrë Drenice është shembull i fisnikërisë, mençurisë së trashëguar dhe dijes së fituar me punë dhe përvojë ushtarake”, tha nënkryetari Nura.

Në emër të Brigadës “138 Agim Ramadani”, Fadil Hadërgjonaj, evokoi kujtime nga Beteja e Koshares, duke thënë se aty ishin takuar vizionarët, strategët dhe ushtarakët më të zotë, njohësit e artit të luftës të vendosur dhe betuar se do të luftojnë deri në fund me qëllim çlirimin e Kosovës.

“Ngjarjet e mëdha i bëjnë njerëzit e mëdhenj, të vendosur dhe të përkushtuar. Por, ngjarjet e mëdha i kanë edhe her onjtë e vet”, tha Hadërgjonaj, duke theksuar se shembulli i Heroit Abaz Thaçi, është i gjallë dhe i përjetshëm në mesin e qytetarëve të Kosovës.

Në emër të familjes, mbesa e Heroit Abaz Thaçi, Shaha Thaçi falënderoi të pranishmit për përkrahjen. Ajo tha se mesazhi i Betejës së Koshares ishte shumë i qartë, shembja e kufijve që i ndanë shqiptarët mes vete.

“Por për fat të keq shqiptarët kanë vënë kufij të panevojshëm mes vete, siç janë kufijtë ideologjik dhe partiak. Uroj nga zemra që ne si komb të jemi të bashkuar dhe t’i lëmë ndasitë, sepse edhe sot ne kemi nevojë më shumë se kurrë të bashkohemi për një qëllim të përbashkët”, tha mbesa e heroit Abaz Thaçi./KP/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori