LAJMI I FUNDIT:

Përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në Kumanovë

Përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në Kumanovë

Me rastin e dyvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit në Kumanovë, të mërkurën është mbajtur një akademi përkujtimore.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, tha se kur zihet peng liria popujt historik reagojnë që ajo të mos mbetet peng dhe të mos burgoset.


“Shqiptarët janë popull historik pa marrë parasysh se çka mendojnë disa nga fqinjët tanë, të cilët nuk mund të pajtohen me lirinë e shqiptarëve. Prandaj sa herë rrezikohet liria në mbrojtje vijnë djemtë dhe vajza trima”, tha ai.

Ndërsa, Taulant Gashi, përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve, në emër të familjeve të dëshmorëve, ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje në këtë akademi përkujtimore.