LAJMI I FUNDIT:

Ju bisedoni me një të huaj, ato bëjnë përkthim në kohë reale – a janë këto syzet e së ardhmes?

Ju bisedoni me një të huaj, ato bëjnë përkthim në kohë reale – a janë këto syzet e së ardhmes?

Vuzix ka lansuar një metodë të cilën po e vlerëson si më të mirën për të komunikuar me dikë që flet një gjuhë tjetër.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e disponueshme tani për syzet e tyre të Vuzix Blade Smart është aplikacioni Zoi Meet i transkriptimit në kohë reale, i cili siguron përkthim të menjëhershëm të 12 gjuhëve të ndryshme.


Kjo do të thotë që tani mund të keni një bisedë të rrjedhshme normale me dikë, edhe nëse flisni gjuhë të ndryshme.

“Nevoja për komunikim pa probleme në gjuhë të ndryshme nuk ka qenë kurrë më e madhe. Me këtë bashkëpunim emocionues shënojmë momentin e përparimit në botën e teknologjisë dhe sjellim një vlerë të madhe për përdoruesit tanë duke ofruar një shërbim vërtet praktik në syzet tona”, ka thënë Paul Travers, President dhe Kryeshef Ekzekutiv në Vuzix.

Siç është bërë e ditur, Zoi Meet mund të përkthejë çdo kombinim të gjuhëve vijuese: Anglisht, Spanjisht, Portugalisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Italisht, Polonisht, Holandisht, Arabisht, Kinezisht (i thjeshtuar), Japonisht dhe në Gjuhën Koreane.

Aplikacioni funksionon duke transkriptuar fjalët e folura në tekst që më pas projektohen në shfaqjen e kufjeve.

Por aplikacioni Zoi Meet nuk është i rezervuar vetëm për “syzet e mençura” – ai mund të përdoret edhe në pajisje tjera “të mençura”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
Bien Facebook, Instagram e Threads

Bien Facebook, Instagram e Threads

Teknologji
Kalo në kategori