Reperi i njohur shqiptar, Capital T, katër vite më parë realizoi një koncert gjigant recital në Tiranë.

Koncerti i quajtur “Time Capsule” mblodhi në qendër të kryeqytetit shqiptar mijëra fansa, gjersa i njëjti është gati të ndodhë edhe në Kosovë.


Këtë e ka bërë të ditur vet reperi, emri i vërtetë i të cilit është Kushtrim Ademi, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

Në imazhin e ndarë me ndjekësit e tij, Capital T shfaqet duke pozuar krah kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili edh i ka dhënë lejen e organizimit të një koncerti të tillë në kryeqytetin kosovar.

“Zyrtarisht •TIME CAPSULE PRISHTINA• po ndodh këtë verë / Faleminderit kryetarit tonëshumë modern Përparim Rama për suportin në këtë super projekt”, shkroi ndër të tjerash Capital T në Instagram.

Reperi nga Prishtina përndryshe shquhet si një prej emrave më elitarë në skenën e hip-hop muzikës vendore. /Telegrafi/

70711188 952711061740966 5914579794846506835 n

69751547 146809869886732 8814467385866004768 n

69583338 159040201831619 4277098737269547778 n

69517167 3004341896303980 4935156489380696631 n

69416691 2369703403276208 4550624898661653001 n