LAJMI I FUNDIT:

Perisic i bindur në suksesin e Kroacisë

Perisic i bindur në suksesin e Kroacisë

Kroacia është një prej kombëtareve që synon të bëjë surprizën në Euro 2016.

Përfaqësuesja ballkanase ka në përbërje lojtarë cilësorë ku mbi të gjithë qëndrojnë Luka Modric, Ivan Rakitic e Mario Mandzukic, por edhe Ivan Perisic është një nga ata te futbollistë tek të cilët do të mbështetet shumë trajneri Ante Cacic.


Sulmuesi i Interit është i lumtur që do të mbajë veshur fanellën e përfaqësueses kroate në një eveniment kaq madhor siç është Euro 2016.

“Për mua personalisht fakti që do të luaj për kombëtaren kroate në një kompeticion të tillë do të thotë me të vërtetë shumë. Është një nder të mbaj veshur këtë fanellë diçka që e kam ëndërruar që fëmijë. Është një gjë speciale për mua dhe do të bëj më mirën për të përfaqësuar denjësisht Kroacinë në ndeshjet që do të luaj në Evropian”.

“Turqia ka shumë lojtarë cilësorë. Ata janë një skuadër që luajnë gjithmonë me zemër, por ne përballë tyre do të japim maksimumin për t’i mundur edhe për faktin se duam revansh për atë disfatë të pësuar në Euro 2008. Ndeshjen e dytë do ta kemi ndaj Republikës Çeke në Saint Ettiene”.

“Çekia në fakt ka ndryshuar shumë futbollistë gjatë viteve të fundit, por tashmë edhe pse janë një ekip i ri në moshë ata janë përmirësuar ndjeshëm. Për Spanjën çfarë mund të them. Të gjithë i njohin kualitetet e mëdha që zotëron La Roja. Megjithatë ndaj Spanjës ne do të kemi ndeshjen e fundit në grup dhe ndoshta deri kur të vijë ai moment mund ta kemi siguruar kualifikimin duke fituar dy takimet e para. Për ne ndeshja më e rëndësishme është ajo ndaj Turqisë”, ka thënë Perisic.

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori