LAJMI I FUNDIT:

Me përhapjen e variantit Omicron, OBSH rekomandon bartjen e maskave gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplanë

Me përhapjen e variantit Omicron, OBSH rekomandon bartjen e maskave gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplanë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar sot se vendet do të duhej ta shqyrtonin propozimin që pasagjerët të bartin maska gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplan, me qëllim që të parandalohet përhapja e variantit Omicron të COVID-19, që po përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara.

Në Evropë, varianti XBB.1.5 është detektuar në numra të vogël por që kanë filluar të rriten, kanë bërë të ditur zyrtarët e OBSH-së për Evropë, transmeton Telegrafi.


Sipas zyrtares së lartë të OBSH-së për Evropë, Catherin Smallwood, pasagjerët do të duhej të këshilloheshin që të bartin maska gjatë udhëtimeve të gjata me aeroplanë – duke theksuar se “do të duhej të ishte një lloj rekomandimi për pasagjerët që arrijnë nga vendet ku është përhapur në masë të madhe COVID-19”.

XBB.1.5 – është varianti më bartës i Omicronit që është detektuar deri më tani – me një mesatare prej 27.6 për qind të rasteve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë mbetet e paqartë nëse XBB.1.5 do të nxit një valë të infeksioneve në mbarë botën. Vaksinat aktuale vazhdojnë të jenë mbrojtësi më i mirë kundër simptomave të ndryshme, hospitalizimit e madje edhe vdekjes.

“Vendet duhet të kërkojnë prova dhe të mendojnë për testim të atyre që arrijnë në aeroporte”, shtoi Smallwood. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Kalo në kategori