Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar për në Bruksel, në prag të takimit të parë më presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
E gjithë agjenda, pritet të filloj në mëngjes e të përfundoj me konferencën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në orën 13:00.
Derisa për Qeverinë e Kosovës takimi i nesërm nuk është dialog por takim për dialogun e ardhshëm, për Bashkimin Evropian ky nuk është dialog i ri, por vazhdim i dialogut.
“Në Kosovë tashmë kemi një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti. Presim angazhim maksimal nga ta. Ky nuk është një proces i ri, por vazhdim i dialogut që ka filluar në vitin 2011…Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të ecin drejt rrugës evropiane”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Peter Stano.
Stano theksoi se presin nga të dyja palët të mbeten të përkushtuara ndaj dialogut dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.
Pritje të vogla nga dialogu ka profesori, Richard Caplan, i cili thotë se Kurti nuk e ka marrë seriozisht dialogun.
“Unë kam pritje të vogla për dialogun pasi Kurti nuk e cilëson si çështje të rëndësishme për të. Takimi i nesërm është thjeshtë përgatitje për takimet e ardhshme që do të zhvillohen në të ardhmen… Vetëm dialogu mund të normalizojë raportet mes dy vendeve, dhe vetëm me normalizim vendet mund të arrijnë integrimet euroatlantike”, deklaroi Richard Caplan.
Njohësi i çështjeve politike Arbër Fetahu thotë se në këtë takim Lajçak do të dëgjojë pritjet minimale nga palët për procesin e dialogut
“Të dy palët mund të shprehin para Lajçakut pakënaqësitë për formatin e dialogut”, deklaroi Arbër Fetahu./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shala për draft statutin e Asociacionit: Autonomi politike territoriale për serbët
Mitsotakis: Nëse Qeveria e re në Shkup konteston Marrëveshjen e Prespës, rruga europiane do të jetë e mbyllur
“Më ndihmoni po humbas gjak”, shqiptarja qëllohet me thikë jashtë shkollës në Britani, tmerrohen fëmijët dhe prindërit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251