LAJMI I FUNDIT:

“Përgatitje për rezistencë”: Mesazhe kërcënuese nga veriu për Kurtin dhe Policinë e Kosovës

“Përgatitje për rezistencë”: Mesazhe kërcënuese nga veriu për Kurtin dhe Policinë e Kosovës

Në veri të Kosovës, një grup i quajtur “Mbrojtja Popullore”, ka filluar të shpërndajë fletushka që inkurajojnë qytetarët serbë të mos binden ndaj Policisë së Kosovës.

Fletushkat përmbajnë një sërë udhëzimesh specifike për veprimet që duhet të ndërmerren nëse haset në forcat e rendit të Kosovës, të cilat grupi i referohet si “Policia e Kurtit”.


Teksti në fletushka thotë: “Mbrojtja Popullore. Instruksione për rezistencë ndaj forcave të rendit të ‘Policisë së Kurtit’.”

“Kur policia arreston dhe ngacmon serbët siguroheni t’i mbroni ata kundër terrorit…. Rezistenca fillon tash… Do të vazhdojë… ‘Mbrojtja Popullore’”, thuhet ndër të tjera në këto fletushka.

Po ashtu jepen instruksione se si duhet të veprojnë kur shohin patrullën e policisë, siç thonë ata të Kurtit, duke thënë se duhet t’i godasin me çka kanë në dorë, ngjyrë, ve, etj.

Në këto fletushka po ashtu jepen udhëzime se si të veprojnë në rast se shohin zyrtarët e Kurtit.

“T’i pështyeni, shani dhe në rast se kundërpërgjigjen injorojeni, por nëse vazhdon bjerini shuplakë”, thuhet më tej.

Ndër të tjera, në to jepen edhe informata se si të bëhen koktej mollotovi.

Lidhur me fletushkat ka reaguar Lista Serbe. Përmes një shkrimi në Facebook, iu bën thirrje qytetarëve që të mos bien në provokime të tilla.

“Kërkojmë nga bashkëqytetarët tanë që të qëndrojnë të qetë, sepse veprime të tilla, kushdo që i ka kryer, janë kundër paqes dhe duken me qëllim të keq për destabilizimin e mëtejshëm, në mënyrë që serbët të fajësojnë veten për incidente të reja të mundshme”.

“Për dikë, padyshim, synimi është që serbët t’i paraqesin si të dhunshëm dhe t’i heqin presionet që ai ka për shtypjen e serbëve”.

“Populli serb nga Kosova do të vazhdojë të luftojë për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të tyre me metoda paqësore”, thuhet në reagim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori