LAJMI I FUNDIT:

Përfundon ultimatumi i SASHK-ut për MASH-in, Ademi në takim me sindikalistët

Përfundon ultimatumi i SASHK-ut për MASH-in, Ademi në takim me sindikalistët
Foto: AIM

Sindikata e pavarur për arsim, shkencë dhe kulturë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot duhet të ulen në tryezën negociuese, pasi skadoi afati shtatëditor që të hënën e kaluar ia dha MASH-it, kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov dhe paralajmëroi se nëse nuk pranohen kërkesat e tyre për rritjen e rrogave, do të ketë grevë të përgjithshme në shkollat fillore dhe të mesme.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi të shtunën në manifestimin “Ndërtojmë ura” deklaroi se është optimist dhe se beson se marrëveshja me SASHK-un do të arrihet. Ministri, i cili sot sërish do të takohet me krerët e SASHK-ut, tha se nuk dëshiron të mendojë në skenare të këqija lidhur me paralajmërimin e Sindikatës për grevë të përgjithshme, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.


Në shkollat fillore dhe të mesme këtë vit mësimi filloi një ditë më vonë, për shkak të grevës paralajmëruese të arsimtarëve, anëtarë të SASHK-ut dhe atyre që u solidarizuan me ta. Grevistët në ditën e parë shkollore erdhën pa obligime, ndërsa ata që nuk iu bashkangjitën grevës, e kanë mbajtur mësimin.

SASHK më 30 shtator i dha edhe një javë MASH-it para se të vendos nëse do ta pranojë ofertën për rritjen e rrogave në veprimtarin arsimore. Nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ka paralajmëruar grevë të përgjithshme në shkollat fillore dhe të mesme.

“Nga MASH na kërkuan kohë shtesë për negociata ku konfirmohet përqindja e rritjes së rrogave dhe koha kur kjo do të ndodhte. Sqaruan se u nevojitet kohë për llogari dhe konsultime me institucione tjera. Kemi vendosur të japim shtatë ditë”, deklaroi atëherë kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov.

Arsimtarët nuk janë të kënaqur nga rritja prej pesë për qind të rrogave dhe kërkojnë rroga më të mëdha për 25 për qind. Ata kërkojnë rritja të vlejë nga janari i vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori