LAJMI I FUNDIT:

Përfundon takimi konsultativ i LDK-së, Haziri thotë se VV duhet të udhëheq me Qeverinë e LDK me Kuvendin

Përfundon takimi konsultativ i LDK-së, Haziri thotë se VV duhet të udhëheq me Qeverinë e LDK me Kuvendin

Ka përfunduar takimi konsultativ i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa me anëtarët e kryesisë së këtij subjekti politik.

Pas përfundimit të këtij takimi, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur para mediave, duke thënë se kanë zhvilluar konsultime ditore, dhe se do të vazhdojnë përpjekjet dhe takimet intensive edhe brenda strukturës edhe me partnerin e ardhshëm të koalicionit LVV-në, për të arritur marrëveshje politike që të hënën i jep vendit ekzekutivin e ri.


“Edhe më tutje po angazhohemi që kjo marrëveshje të jetë e balancuar dhe i akomodon të dy subjektet e mëdha politike në mënyrë që me hapë rrugën, madje që mandatari me krijua koalicion edhe me partitë pakicave që nuk përfshinë Listën Serbe po përfshinë komunitetet e pakicave jo serbe. Angazhimet tona dhe përpjekjet janë të vazhdueshme që kjo marrëveshje ta ndanë rolin në Kuvend sa i përket LDK-së”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se finalizimi i kësaj marrëveshje bie mi dy subjektet politike respektivisht mbi dy liderët.

I pyetur rreth çështjes së kryeparlamentarit dhe dallimet që i kanë në këtë pikë, Haziri u shpreh se ende kanë nevojë që ta diskutojnë këtë çështje.

Osmani: Kemi takim konsultativ për seancën e 3 shkurtit, përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me LVV-në janë më intensive
Lexo po ashtu Osmani: Kemi takim konsultativ për seancën e 3 shkurtit, përpjekjet për arritjen e marrëveshjes me LVV-në janë më intensive

“Edhe më tutje kemi nevojë me diskutu, edhe me tutje jemi tu punu që negociatat me faktu rolin tonë në Kuvend dhe rolin e LVV-së në ekzekutiv në përfaqësim të barabartë i jep vendit stabilitet politik, ende nuk është përballuar ky dallim”, ka thënë Haziri.

Për takimet me LVV-në, Haziri ka thënë se takimet nuk janë ndërprerë asnjëherë.

“Takimet nuk janë ndërpre asnjëherë, takime të paralajmëruar nuk ka ende, por në momentin që do caktohet eventual sot ose nesër ne do t’ju njoftojmë me kohë. Shpresoj që deri të hënën në orën 11:00 kur është paraparë seanca nuk do të ndalen përpjekjet tona për me arrit këtë qëllim”, ka thënë Haziri.

Nënkryetari i LDK-së, ka shtuar se qëllimi i tyre është që me qenë të balancuar në përfaqësim.

“Gjithmonë po flasim për një ekzekutiv LDK-LVV, dhe një përfaqësim ku Vetëvendosja udhëheq qeverinë dhe LDK udhëheq Kuvendin ky është angazhimi jonë i përbashkët”, tha Haziri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori