LAJMI I FUNDIT:

Përfundon padia mes BE-AstraZeneca, zbulohen detaje të marrëveshjes

Përfundon padia mes BE-AstraZeneca, zbulohen detaje të marrëveshjes

Është arritur një marrëveshje për shpërndarjen e dozave të mbetura të vaksinave të coronavirusit, duke i dhënë fund padisë.

Sipas një marrëveshjeje midis Komisionit Evropian dhe AstraZeneca, kompania farmaceutike është zotuar të dërgojë 60 milionë doza të vaksinës së saj në Bashkimit Evropian deri në fund të tremujorit të tretë të këtij viti, 75 milionë shtesë deri në fund të vitit dhe 65 milion doza deri në fund të tremujorit të parë të 2022.

Kjo përfundoi procesin gjyqësor në vazhdim, pasi Komisioni Evropian filloi procedurat ligjore kundër AstraZeneca në muajin prill të këtij viti për mosrespektim të kontratës për furnizimin e vaksinave, dhe për shkak se AstraZeneca, sipas Komisionit Evropian, nuk kishte një “plan të besueshëm” për të siguruar dërgesat në kohë.

BE -ja mund të përshpejtojë procesin e vaksinimit. Marrëveshja do t’i mundësojë Bashkimit Evropian të përshpejtojë programin e vaksinimit.

KE ka njoftuar se, sipas marrëveshjes së re, vendet anëtare do të marrin dërgesa të rregullta.

“Ka dallime të konsiderueshme në përqindjen e të vaksinuarve midis shteteve tona anëtare dhe disponueshmëria e vaksinave, përfshirë AstraZeneca, është vendimtare”, njoftoi BE-ja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Kievi pretendon se ushtrisë së Putinit i janë shkaktuar humbje të mëdha, japin detaje për makinerinë dhe personelin ushtarak

Evropa
Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Edhe Lukashenko i Bjellorusisë vjen me një pretendim rreth sulmit në Moskë

Botë
ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

ISIS vjen me një kërcënim të ri për Putinin

Botë
“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

“Pallatet lundruese”: Pesë nga superjahtet më të shtrenjta në botë

Botë
Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Një baba i tre fëmijëve nga El Salvadori në mesin e gjashtë të zhdukurve si pasojë e shembjes së urës së famshme në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori