LAJMI I FUNDIT:

Përfundon operacioni “Stuhia”, arrestohen shtatë persona – konfiskohen armë, vetura dhe municion

Përfundon operacioni “Stuhia”, arrestohen shtatë persona – konfiskohen armë, vetura dhe municion

Ka përfunduar operacioni policor “Stuhia”, i cili është zhvilluar në tri rajone të Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari para mediave tha se operacioni ka përfunduar me suksese, me ç’rast kanë arrestuar shtatë persona, transmeton Telegrafi.

“Operacioni Stuhia, është aplikuar në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, Lipjan, Shtërpcë, dhe ka rezultuar me arrestimin e disa personave për kontrabandim me armë. Kështu që nga ky operacion janë ndaluar shtatë persona”, tha Stuhia.

Tutje, ai shtoi se për realizimin e këtij operacioni kanë aplikuar masa të fshehta hetimi.

Ndërsa, Arbnesh Ajvazi, drejtor për Siguri Publike në Policinë e Kosovës tha se për këtë aksion kanë qenë të angazhuar 230 zyrtarë policorë.

“Operacioni ka përfshirë tri rajone. Ka filluar sot herët, në 13 lokacione të ndryshme. Policia ka angazhuar 230 zyrtarë policorë për këtë aksion. Si provë materiale ka konfiskuar granata hedhëse dore 3, granate dorë 1 , armë të gjatë 2, armë gjuetie 1, armë e shkurtër 6, dhe 100 municione për të. 8 mijë fishekë. Mjetë për pastrimin, automjete 4, llaptopë 2, shufër 1″, tha ai.

Gjatë konferencës u bë e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masat e paraburgimit për 48 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori