LAJMI I FUNDIT:

Përfundon numërimi i votave brenda Shqipërisë, PS merr 83 mandate, PD humb edhe 2

Përfundon numërimi i votave brenda Shqipërisë, PS merr 83 mandate, PD humb edhe 2

Pak minuta para mesnatës, KQZ-ja bëri të ditur se ka përfunduar numërimi i votave të partive në të gjithë Shqipërinë, ndonëse në faqen zyrtare janë pasqyruar vetëm 5208 nga 5225 kuti.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë marrë tjetër mandat në Vlorë duke shkuar në 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë, raporton Tch.


Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike i kanë ikur dy mandate në pak minuta, ai i Vlorës dhe një në Tiranë që ia mori partia Mundësia e Agron Shehajt.

PD ka zbritur në 50 mandate ndërsa Mundësia 2 mandate.

Sa i përket partive të tjera, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Partia Socialiste renditet e para me mbi 251 mijë vota më shumë se Partia Demokratike, duke mos përfshirë këtu votat e Diasporës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

“Po na vijnë turistë byreku e kosi”, eksperti: Gjirokastra e Himara po braktisen

Lajme
Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Kryebashkiaku i New York-ut: Mezi pres të vij në Shqipëri, djali im dëshiron të pensionohet në vendin tuaj

Lajme
Shënohen sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Shënohen sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Lajme
Ymeri: Kurti është kundër Konjufcës, Bogujevcit e Selimit për pozitën e kryeparlamentarit

Ymeri: Kurti është kundër Konjufcës, Bogujevcit e Selimit për pozitën e kryeparlamentarit

Politikë
Policia me dron e me vetura inteligjente gjobit qytetarët, ua dërgon dënimet me postë

Policia me dron e me vetura inteligjente gjobit qytetarët, ua dërgon dënimet me postë

Lajme
Mbrojtja Civile në Shqipëri paralajmëron qytetarët: Kujdes! Temperaturat do të arrijnë 40 gradë

Mbrojtja Civile në Shqipëri paralajmëron qytetarët: Kujdes! Temperaturat do të arrijnë 40 gradë

Lajme
Kalo në kategori