LAJMI I FUNDIT:

Përfundon ngjarja dramatike në Elbasan, ekzekutohet nga RENEA i moshuari që refuzoi dorëzimin

Përfundon ngjarja dramatike në Elbasan, ekzekutohet nga RENEA i moshuari që refuzoi dorëzimin

I moshuari Lefter Zhidru bëri rezistencë derisa u ekzekutua nga Forcat RENEA.

Policia dha versionin zyrtar të ngjarjes, ku tregoi edhe gjithë dinamikën e saj.


Teksa 71-vjeçari refuzoi për pesë orë me radhë të dorëzohej, RENEA vendosi t’i afrohej banesës për ta kapur.

Por teksa ata afroheshin tek dera, i moshuari, me problem mendore, hapi sërish zjarr ndaj efektivëve.

Në këto kushte, RENEA shpërtheu derën për t’u futur në shtëpi, njofton Vizion Plus.

Sërish Lefter Zhidru sulmoi me breshëri plumbash. Në këto kushte, edhe RENEA u kundërpërgjigj me plumba.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit, sipas policisë, asnjë punonjës i RENEA-s nuk u lëndua falë mburojës metalike kolektive.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë.

Lefter Zhidru terrorizoi Elbasanin këtë të enjte sepse pas një sherri me bashkëshorten, qëlloi drejt forcave të policisë.

Nga të shtënat, mbetën të plagosur dy kalimtarë që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pasi bashkëshortja dhe vajza e tij u evakuuan nga policia, Zhidru u kyç në banesë dhe refuzonte të dorëzohej.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori