LAJMI I FUNDIT:

Përfundon marrja në pyetje e dëshmitarit të mbrojtur në rastin “Monstra”, Raufi: Dëshmitari i mbrojtur është i rrejshëm (Video)

Përfundon marrja në pyetje e dëshmitarit të mbrojtur në rastin “Monstra”, Raufi: Dëshmitari i mbrojtur është i rrejshëm (Video)

Gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale, ka vazhduar sot me marrjen në pyetje të dëshmitarit të mbrojtur.

Fejzi Aziri, njëri nga të akuzuarit i parashtroi disa pyetje dëshmitarit “E1” në lidhje me kohën që pohon dëshmitari se e ka parë atë në vendin e ngjarjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Më pas Aziri, duke ju referuar përgjigjeve të mëhershme të dëshmitarit të mbrojtur konstatoi se ai ka zbuluar detaje të reja dhe shtoi se ai është dëshmitar i rrejshëm.

Ndërsa prokurorja Fatime Fetai tha se dëshmitarit të mbrojtur më herët nuk i janë bërë pyetje konkrete në lidhje me dëshminë për krismat më 12 prill të vitit 2012.

Pas përfundimit të seancës avokati i të akuzuarve, Naser Raufi tha se dëshmitari i mbrojtur është i rrejshëm dhe i kurdisur.

“Nga dëshmitë e sotme ranë në ujë se ai ka dëgjuar krismat, ndërsa mendoj se është përgjigjur se edhe i ka parë kush ka gjuajtur, por u mendua dhe nuk dëshiroi të tregon. Unë jam i sigurt se ai e di kush ka gjuajtur me armë, por nuk e di se për çfarë arsye ai nuk tregon kryerësit e vërtetë të kësaj vepre”, tha Raufi.

Ai shtoi se nga dëshmitë e sotme kanë dalur momente të reja, që sipas tij tregojnë se të akuzuarit në këtë rast nuk lidhje me vrasjen e pesëfishtë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Regjistrimi i popullsisë shtyhet deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri 31 gusht

Lajme
Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Pas dështimit të anëtarësimit në KiE, Krasniqi: Ditë e hidhur për Kosovën - zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme

Lajme
Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Rama i përgjigjet deklaratave të Vulin

Lajme
Kalo në kategori