LAJMI I FUNDIT:

Përfundojnë gërmimet në Gllarevë, s’ka varrezë masive

Përfundojnë gërmimet në Gllarevë, s’ka varrezë masive

Në fshatin Gllarevë të Klinës të hënën janë eksumuar gjetjet mortore të një personi që dyshohet se është i vrarë në luftën e fundit dhe bënë pjesë ndër personat e pagjetur.

Nga gërmimet, sipas kryetarit të Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenkë Gjetajt, i gjeturi ishte i varrosur në mënyrë klandestine dhe i veshur me rroba civile. Ai tha se ende nuk është identifikuar i vdekuri, porse një javë më parë një banor i këtij fshati gjatë punimeve në një kanal për ujësjellës ka hasur në eshtra të njeriut, i cili ka njoftuar autoritetet përkatëse dhe për këtë Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, sot ka organizuar gërmimet për gjetjet në këtë lokacion, shkruan kp.

“Në javën e kaluar një banor vendas këtu, duke hapur një kanal ka hasur në mbetje mortore dhe eshtrat janë dërguar në ekzaminim (ato që kanë qenë mbi dhe), ku dyshohet se janë të luftës së fundit, dhe sot mjekësia ligjore, policia për krime lufte dhe autoritetet kompetente bënë eksumimin përkatësisht zhvarrimin e atij trupi. Trupi ka qenë në gjetje të veshur me rroba, andaj, dyshohet se varrimi ishte bërë në mënyrë klandestine me një thellësi prej 50-60 centimetra në thellësi të tokës, kështu që tash do të ndiqen procedurat e mëtutjeshme, përkatësisht do të shikohet identiteti i personit përmes analizës së AND-së”, theksoi Gjetaj.

Ai ka shtuar se kjo gjetje ka qenë e rastësishme dhe derisa shumë njerëz mungojnë nga lufta e vitit 1999, luten të gjithë qytetarët të cilët hasin në mbetje mortore ose kanë ndonjë informacion të bashkëpunojnë në mënyrë që të zvogëlohet numri i personave të zhdukur që është ende i madh. Gjetaj tha se në këtë lokacion nuk ka dyshime për varrezë masive dhe me kaq këtu përfundojnë gërmimet. Kjo varrezë është gjetur në oborrin e pronarit, Remzi Kapllani nga Gllareva.

Gjetaj ka thënë se janë edhe 1660 qytetarë të Kosovës që konsiderohen të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori