Moise Kean ka qenë i huazuar te Juventusi për një edicion nga skuadra angleze Everton.

Sulmuesi i talentuar italian ende nuk e ka bindur Juventusin që të blej përfundimisht kartonin e tij nga skuadra e Evertonit.


22-vjeçari zhvilloi 42 ndeshje në të gjitha garat me Zonjën e Vjetër duke shënuar vetëm gjashtë gola e duke asistuar në tre të tjerë.

208343

Massimiliano Allegri e pëlqen shumë italianin e ri, por Juventus nuk e ka ndërmend të paguajë 30 milionë eurot e kërkuara nga Evertoni për të.

Gjithsesi mediat angleze kanë raportuar se Everton mund ta shes brenda Ligës Premier sulmuesin italian, pasi tanimë ka dy oferta në tavolinë për të.

juve.cagliari.kean .

Dy skuadrat e inkuadruara në elitë, Nottingham Forest dhe Fulham kanë shprehur dëshirë për transferimin e Kean.

Reprezentuesi italian synon që të mbetet në Itali, por në rast se nuk vije oferta e duhur nga Serie A, ai atëherë do të zgjedhë njërën skuadër mes Fulham dhe Nottingham Forest. /Telegrafi/

telegrafi sport app