Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit, do të kandidojë për kryetar të Komunës së Skenderajt.

Lajmi është bërë publik në Facebook, nga dhëndri i Bekimit, Valon Loshaj dhe është shpërndarë nga anëtarë të tjerë të familjes.


Sipas njoftimit, Jashari e ka marrë këtë vendim për zhvillimin e qytetit me kërkesë të qytetarëve.

“Ditë të mira po e presin Komunën e Skenderajit, nën udhëheqjen e Bekim Hamëz Jasharit, i cili ka kapacitet intelektual, njerëzor dhe kombëtar’, thuhet në njoftim.

Shkrimi i plotë në Facebook:Të dashur miq, Kam kënaqësinë e veçant të ndaj lajmin e gëzueshëm me qytetarët e zemrës së shqiptarisë - Drenicës. Pas kërkesës së drenicakëve për përfaqësim nga djali i Heroit Kombëtarë Hamëz Jashari, ju konfirmoj që Bekim Jashari tha PO. -PO për Kryetar të Skenderajit, -PO për drejtësi në Skenderaj, -PO për zhvillim ekonomik në Skenderaj, -PO për mirëqenie të qytetarëve, -PO për zhvillimin e shëndetësisë, -PO për zhvillimin e arsimit, -PO për prosperitet të Skenderajit. Ditë të mira po e presin Komunën e Skenderajit, nën udhëheqjen e Bekim Hamëz Jasharit, i cili ka kapacitet intelektual, njerëzor dhe kombëtar, andaj urime Drenicë, urime Skenderaj, faleminderit Bekim.