LAJMI I FUNDIT:

Përfshini në orarin tuaj: Shtatë shprehitë e mëngjesit që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Përfshini në orarin tuaj: Shtatë shprehitë e mëngjesit që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë
(Foto: Pexels)

Nëse po përpiqeni të humbni peshë, është e rëndësishme se çfarë hani dhe sa jeni aktivë fizikisht gjatë ditës. Por, ka disa rituale specifike të mëngjesit që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë.

Shumë studime kanë konfirmuar se njerëzit që zgjohen më herët janë më të lumtur, ndërsa një studim i botuar në revistën Emotion në vitin 2012 vuri në dukje se ‘tipat e hershëm’ kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë dhe të jenë më të hollë.

Doktori Roger Adams nga Eat Right Fitness thekson se njerëzit duhet të ushtrojnë në mëngjes për të arritur produktivitet më të madh dhe për t’i reduktuar pengesat në kryerjen e detyrave të përditshme, dhe këto rutina të mëngjesit mund të çojnë në humbje të kilogramëve të tepërt.


Po përpiqeni t'i humbni kilogramët e tepërt? Konsumoni më shpesh këto tri lloje ushqimesh
Lexo po ashtu Po përpiqeni t'i humbni kilogramët e tepërt? Konsumoni më shpesh këto tri lloje ushqimesh

Mëngjesi plot proteina

Duhet të siguroheni që mëngjesi juaj të jetë i mbushur me sasinë optimale të proteinave. Trupit i duhet më shumë kohë për t’i tretur proteinat sesa karbohidratet ose yndyrat, kështu që këto vakte ju mbajnë të ngopur për disa orë. Përveç kësaj, proteinat ndihmojnë në kontrollin e oreksit, si dhe ekuilibrin e sheqerit në gjak.

Shijoni një filxhan kafe

Kafeina mund t’i japë rutinës së mëngjesit një nxitje të djegies së yndyrës. Një studim, i botuar në vitin 2019 në revistën Scientific Reports, zbuloi se pirja e një filxhani kafeje është e mjaftueshme për ta stimuluar të ashtuquajturin ind dhjamor të kaftë, i cili luan një rol për ta ndihmuar organizmin t’i djegë më shpejt kaloritë.

Ushtrimet

Ushtrimet në mëngjes mund t’ju ndihmojë të humbni më shpejt peshë. Aktivizimi i hershëm çon në marrjen e më pak kalorive gjatë ditës, si dhe një ndryshim më të rëndësishëm në peshë.

Kur studiuesit nga Universiteti i Teheranit ekzaminuan efektet e ushtrimeve aerobike në mëngjes ose në mbrëmje, ata zbuluan se aktivizimi herët çoi në konsumim më të ulët të kalorive, si dhe një ndryshim më të rëndësishëm në peshën e trupit, BMI, trashësinë e rrudhave të lëkurës së barkut dhe perimetrin e barkut. Ata i publikuan gjetjet e tyre në botimin e qershorit 2017 të revistës Clinical Obesity‌.

Doktor Adams thotë se ushtrimet në mëngjes janë të rëndësishme për kontrollin e oreksit, marrjen e kalorive dhe humbjen e peshës.

Me ndihmën e këtij 'regjimi' mund të humbni 9 kg brenda dy javësh
Lexo po ashtu Me ndihmën e këtij 'regjimi' mund të humbni 9 kg brenda dy javësh

Shëtitja

“Gjatësitë e valëve të dritës së mëngjesit janë treguar se ndryshojnë nivelet e hormoneve të ngopjes leptin dhe ghrelin dhe modulojnë yndyrën e trupit”, ka thënë për LiveStrong, Kristin Koskinen, një dietologe me bazë në Richland, Uashington.

Dalja jashtë, qoftë edhe vetëm për disa minuta shëtitje herët në mëngjes, mund të jetë e dobishme për një arsye tjetër. Një studim i vitit 2014 në PLoS One zbuloi se ndryshimet në kohën e ekspozimit të dritës mund ta rritin metabolizmin dhe ta përmirësojnë menaxhimin e peshës.

Përveç kësaj, kalimi i kohës jashtë në mëngjes do ta rritë ekspozimin ndaj rrezeve të diellit duke rritur nivelet vitaminës D – që mungon te shumica e popullatës.

Caktoni qëllimet tuaja për ditën

Ka një sërë mënyrash se si mund të përfitoni nga praktikimi i të qenit të ndërgjegjshëm duke i kontrolluar rregullisht emocionet, mendimet, ndjenjat dhe ndjesitë tuaja në një përpjekje për të arritur një gjendje të vetëdijes.

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikologjisë, të qenit të ndërgjegjshëm aktiv mund ta lehtësojë stresin, ta forcojë kujtesën, ta rritë përqendrimin dhe të çojë në kënaqësinë e marrëdhënies. Një përfitim tjetër? E keni marrë me mend – mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Një studim, i botuar në prill 2014 në ‌Eating Behaviors, zbuloi se trajnimi i ndërgjegjes ishte në gjendje të zvogëlonte, si të ngrënit emocional ashtu edhe të ngrënit e tepruar.

Keni hequr dorë nga ushqimi i shpejtë dhe ëmbëlsirat, por nuk po humbni peshë - pesë arsye pse ndodh kjo
Lexo po ashtu Keni hequr dorë nga ushqimi i shpejtë dhe ëmbëlsirat, por nuk po humbni peshë - pesë arsye pse ndodh kjo

Flini nëse keni nevojë për më shumë gjumë

Shumica prej nesh e dinë se gjumi i mirë i natës është i rëndësishëm për mirëqenien e përgjithshme, por rreth një e treta e të rriturve nuk flenë sa duhet.

Përveç përforcimit të shëndetit tuaj, fjeta nga shtatë deri në nëntë orë të rekomanduara të gjumit çdo natë, mund t’ju ndihmojë gjithashtu të humbni peshë, sipas një studimi të botuar në shkurt 2019 në Current Biology‌, i cili e lidhi mungesën e gjumit me një rritje të ushqimit pas darkës dhe shtimit në peshë.

Mateni peshën

Njerëzit që mbajnë dietë dhe e peshojnë veten çdo ditë, humbin rreth tri herë më shumë peshë dhe yndyrë trupore, krahasuar me njerëzit që e bëjnë më rrallë matjen e peshës – thotë një studim i publikuar në prill 2016 në Journal of the Academy of Nutrition and Dietetics‌.

Koha më e mirë e ditës për t’u ngjitur në peshore është menjëherë pasi të zgjoheni dhe të shkoni në tualet – për të marrë rezultatet më të sakta.

/Telegrafi/