LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një stallë e bagëtive në Gjilan, vlera e dëmit rreth 6 mijë euro

Përfshihet nga zjarri një stallë e bagëtive në Gjilan, vlera e dëmit rreth 6 mijë euro
Foto: Ilustrim

Një person ka njoftuar se i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 03:17 në fshatin Hodonoc, në Gjilan.


Tutje bëhet e ditur se njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë arritur të fikin zjarrin, sipas viktimës vlera e dëmit arrin shumën rreth 6000 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se i është përfshi nga zjarri stalla e bagëtive. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kane arritur të fikin zjarrin, sipas viktimës  vlera e dëmit arrin shumën rreth gjashtë mijë (6000 euro)”, thuhet në raport.

Tutje bëhet e ditur se ankuesi deklaron se pronën e ka pasur në shfrytëzim të një personi tjetër dhe  i njëjti nuk dyshon në askënd. Rasti mbetet te hetohet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale

Politikë
Kalo në kategori