LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një pompë derivatesh në Mramor

Përfshihet nga zjarri një pompë derivatesh në Mramor
Foto: Arkiv

Një pompë e derivatesh në fshatin Mramor të Prishtinës është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 04:00.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Rreth orës 04:00 e kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një pompë derivatesh në fshatin Mramor”, tha ajo.

Ahmeti theksoi se zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Zjarri është lokalizuar nuk raportohet për persona të lënduar”. /Telegrafi/