LAJMI I FUNDIT:

Përfshihet nga zjarri një fabrikë e plastikës në Rahovec

Përfshihet nga zjarri një fabrikë e plastikës në Rahovec
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës raporton se në rrethana të panjohura nga zjarri në Komunën e Rahovecit është përfshirë fabrika private për përpunimin e plastikës.

Sipas policisë, zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe shuar zjarrin dhe përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.


Rastit iu kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe një njësiti i KEDS-it.

Lidhur me këtë rast janë nisur hetimet. /Telegrafi/