LAJMI I FUNDIT:

Përfshihen nga zjarri dy objekte e dy serra në Lipjan, një zjarrfikës dërgohet për tretman mjekësor

Përfshihen nga zjarri dy objekte e dy serra në Lipjan, një zjarrfikës dërgohet për tretman mjekësor

E plotësuar: Policia ka bërë të ditur se një zjarr ka përfshirë dy objekte, një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore si dhe dy serra në Lipjan.

Policia, zjarrfikësit si dhe kryetari i Lipjani Imri Ahmeti ndodhen gjithashtu në vendin e ngjarjes.


Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se si pasojë e tymit, njëri nga zjarrfikësit ka pranuar tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në  Lipijan. Bazuar në të dhënat e deritanishme, nga zjarri janë përfshitë dy objekte ( një me ushqim për kafshë dhe një me pajisje bujqësore) si dhe dy serra. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për shkak të tymit, tretman mjekësor ka pranuar një zjarrfikës. Aktualisht ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë punën për lokalizimin e zjarrit”, tha Ahmeti.

Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri tek shpërthimi i zjarrit.

***

Zjarr i madh përfshinë kooperativën bujqësore të shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan

Kooperativën bujqësore e shkollës “Adem Gllavica” në Lipjan, është përfshirë nga flakët, këtë të enjte.

Zjarri ka përfshirë edhe fushat përreth.

Pamje ka publikuar faqja “Vrojtuesit e Lagjes -Lipjan”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Analisti Arjan Curri: Prokuroria e Kosovës po dyshon se Naimi ka qenë në një lidhje jashtëmartesore me një burrë

Lajme
Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Babai i Naim Murselit: Nuk më pranuan në rivarrimin e Liridonës, më thanë “miqësia jonë ka përfunduar”

Lajme
Avokati Berisha: Naim Murseli ka përmendur edhe tradhtinë, por kjo nuk do të dalë e vërtetë

Avokati Berisha: Naim Murseli ka përmendur edhe tradhtinë, por kjo nuk do të dalë e vërtetë

Lajme
Babai i Naim Murselit: Jemi në gjendje të rëndë emocionale, Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë

Babai i Naim Murselit: Jemi në gjendje të rëndë emocionale, Naimi s’ka qenë në gjendje një flutur ta mbysë

Lajme
Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Avokatja nga Suedia: Nëse nuk do të zbulohej vrasja e Liridonës, bashkëshorti i saj Naimi, do të përfitonte 850 mijë euro nga sigurimi

Lajme
Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Berisha: Nuk ishte plani i vetëm i Naimit, ishte menduar edhe një inskenim me veturë

Lajme
Kalo në kategori