LAJMI I FUNDIT:

Përfaqësuesit e klubeve bjeshkatare të Rajonit Perëndimor të Kosovës trajnohen në fushën e legjislacionit për shtigje malore

Përfaqësuesit e klubeve bjeshkatare të Rajonit Perëndimor të Kosovës trajnohen në fushën e legjislacionit për shtigje malore

Më  25 dhe 26 janar CDF ka organizuar trajnim dy-ditor në Komunën e Gjakovës për 10 anëtarë të klubeve bjeshkatare nga Komuna e Gjakovës, Pejës, Junikut dhe Deçanit.

Trajnimi është organizuar në kuadër të projektit Zhvillimi dhe Promovimi i Shtigjeve të Reja të Via Dinarikes në Kosovë – Lidhja Natyrale në Kosovë, i cili ka për qëllim  të zhvillojë, përmirësojë dhe provoj shtigje të reja – deri në 8 segmente me gjatësi 50km – të cilat do të lidhin më mirë Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi përmes shtigjeve Via Dinarika duke krijuar një shteg me më shumë se 500 kilometra.


Trajnimi ka përfshire një program dy-ditor në fushën e shënimit të shtigjeve,  duke ofruar ligjërata mbi kornizën dhe standardet legjislative të Kosovës dhe të rajonit për shtigjet malore mbi bazat e topografisë – mënyrat e leximit, dokumentet e punës për rregullimin e shtigjeve, si dhe parametrat për vendosjen e shtegut, duke përfshirë edhe punën praktike.

Shtegu i ri kalon përgjatë shumë fshatrave dhe komuniteteve lokale në Komunën e Gjakovës, Pejës, Junikut dhe Deçanit duke promovuar kulturat autentike, artizanatet, ushqimit tradicional duke e bërë Kosovën një vend që ofron turizëm aventurier me një ofertë më të mirë për tregun ndërkombëtar, duke tërhequr numër më të madh të turistëve dhe njëherit duke kontribuar për zhvillim ekonomik të rajonit.

Projekti Lidhja Natyrale  dhe ky trajnim financohet përmes granteve të ofruara përmes Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (KBR) në kuadër të projektit Zhvillimit dhe Promovimit të Turizmit të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe implementuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal me qëllim që të kontribuojë në rritjen e konkurrueshmërisë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duke mbështetur dhe promovuar ofertën turistike kulturore dhe aventuriere. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori